Hamasi duhet të çarmatoset!

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha të martën se çdo zgjidhje e konfliktit tre-javor në Rripin e Gazës, duhet të çojë në çarmatimin e Hamasit dhe grupeve të tjera terroriste.

Bota

29/07/2014 15:54

Kryediplomati amerikan, i cili është kthyer në Washington pas përpjekjeve të pasuksesshme për ndalimin e luftimeve, tha se ende ka shpresë se kushtet për një armëpushim të sigurt mes Izraelit dhe palestinezëve për t’u dhënë fund luftimeve, mund të arrihen.

Më shumë se 1,100 vetë janë vrarë deri tani në Gazë, shumica civilë nga luftimet mes forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit.

Kerry tha se çarmatimi i Hamasit është vendimtar, për të garantuar sigurinë e Izraelit.

Ai tha se diplomatët amerikanë po vazhdojnë të kërkojnë mënyra për të shkuar përtej një armëpushimi të përkohshëm.