Hamas dhe Fatah arrijnë marrëveshje për Gazën

Fraksionet rivale palestineze, Hamas dhe Fatah kanë arritur një ‘marrëveshje’ për kthimin e qeverisë së tyre të unitetit në Rripin e Gazës.

Bota

25/09/2014 18:07

Rezultatin e negociatave nga të dyja anët e kanë shpalosur të enjten, pas dy ditë bisedimesh të zhvilluara në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro.

Në Gaza është arritur armëpushimi mes Izraelit dhe palestinezëve, në muajin gusht, në të cilën është përfshirë edhe marrëveshja se Autoriteti Palestinez të marrë administratën civile në Gaza nga duart e Hamasit.

Hamas and Fatah kanë ngritur një qeveri të unitetit në qershor, por ajo kurrë nuk u zbatua.

Lideri palestinez, Mahmud Abas akuzonte Hamasin se ajo po e drejton administratën paralele si sunduese de fakto në Gaza.

Në ndërkohë, Hamas akuzonte autoritetin palestinez që nuk po i paguajnë punëtorët e sektorit publik.