Ham tregon se cilat janë planet e tij për Westbrook – e sfidon për angazhim në mbrojtje

Sport

20/06/2022 19:02

Darvin Ham, trajneri i ri i skuadrës së LA Lakers ka shumë punë për të bërë.

Lakers patën një sezon goxha të dobët dhe synojnë të bëjnë më mirë edicionin tjetër, me LeBron James që po ndjek një tjetër titull kampioni.

Mes shumë problemeve te skuadra e Lakers është edhe Russell Westbrook. Për të, Ham ka disa plane.

“Ndonjëherë ai do të jetë pa top. Ndonjëherë ai do të luaj në trapez. Ndonjëherë do të iniciojë gjëra”, ka thënë Ham, transmeton lajmi.net.

“Ai mund edhe të luaj në ‘post’. Po ashtu, mund të luajë në ‘pick and roll’ edhe si ‘screene’”, ka shtuar trajneri.

Po ashtu, trajneri ka bërë të ditur se Westbrook ka pranuar sfidën që sezonin tjetër të jetë një nga lojtarët më të mirë në mbrojtje në ligën e NBA. /Lajmi.net/