Haller vendos rekord historik në Ligën e Kampionëve

Ylli i Ajaxit, Sebastian Haller ka vendosur rekord historik në Ligën e Kampionëve.

Sport

07/12/2021 21:17

Qendërsulmuesi ka shënuar gol ndaj Sporting, duke u treguar i saktë nga pika  e bardhë, pas vetëm 11 minutave lojë, shkruan lajmi.net.

Me këtë gol, Haller është bërë futbollisti i parë që shënon në secilen prej gjashtë ndeshjeve në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Haller deri me tani ka shënuar 10 gola në këtë garë dhe është në rrugë të mirë për të thyer rekordin e Cristiano Ronaldos prej 16 golave brenda një sezoni në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net