Haller kompleton testet mjekësore te Dormtund

Sport

23/06/2022 13:38

Sebastien Hallaer do të jetë përforcimi i radhës te Borussia Dortmund.

Sulmuesi i skuadrës së Ajax shihet si alternativa për Erling Haaland, i cili u transferua te skuadra e Man City.

Raportimet e fundit nga Gjermania bëjnë të ditur se Haller ka kompletuar transferimin te Dortmundi, përcjell lajmi.net.

Lojtari pritet që shumë shpejtë të firmos edhe kontratën e tij me BVB.

Dortmund është një nga skuadrat më aktive në merkato. Ata kanë gjetur marrëveshje me Schlotterbeck, Sule, Adeyemi, Braaf dhe Ozcan – tani edhe Haller.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, Dortmund do të paguajnë 35 milionë euro për kartonin e Haller. /Lajmi.net/