Halle Berry konfirmon romancën me këngëtarin e njohur

Halle Berry konfirmoi lidhjen me Van Hunt.

ShowBiz

18/09/2020 16:05

Halle Berry bëri një deklaratë të papritur, duke konfirmuar romancën me këngëtarin Van Hunt, në Instagram të enjten, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Ylli i Monster’s Ball, 54 vjeçe, kishte veshur një këmishë me emrin e artistit muzikor 50-vjeçar dhe një emoji zemër pas spekulimeve të fundit për një lidhje të re.

Aktorja e njohur, muajin e kaluar kishte lënë të kuptohet se ishte në lidhje, pasi publikoi një fotografi ku shiheshin edhe këmbët e një mashkulli.

Me atë foto, ajo kishte falënderuar të gjithë për urimet që i bënë me rastin e ditëlindjes.

Ashtu sikurse Berry, edhe Hunt vlerësohet për punën në muzikë, ai ka fituar çmim “Grammy” në vitin 2007. /Lajmi.net/