“Hallakamë” në Viti, gjashtë persona rrihen mes vete – pesë përfundojnë në spital

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Viti.

Lajme

11/12/2019 11:37

Policia ka treguar se në përleshje kanë qenë të përfshirë gjashtë persona, shkruan lajmi.net.

Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Pesë të dyshuar si të përfshirë në këtë rast janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njëri nga të dyshuarit raportohet se gjendet në arrati. /Lajmi.net/