“Hallakamë në Obiliq”: Rrahje mes shtatë personave, një përfundon në spital

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Obiliq.

Lajme

03/12/2021 09:37

Policia ka bërë të ditur se në këtë rrahje kanë qenë të përfshirë shtatë persona, shkruan lajmi.net.

Deri tek rrahja dyshohet të ketë ardhur pas një mosmarrëveshjeje.

Lidhur me rastin, njëri nga të përfshirët në rrahje ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/