Haliti: PDK-ja për dy ditë mund ta çojë vendin në zgjedhje

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe deputet i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë de partia e tij mund ta dërgojë vendin në zgjedhje për dy ditë.

Lajme

11/03/2019 08:41

Nëse vlerësohet se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë në interes të vendit, atëherë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) brenda dy ditësh mund ta zgjedhë një opsion të tillë.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për “Zërin” nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

Haliti, i cili është deputet i PDK-së në Kuvend, thotë se kërkesat e opozitës për zgjedhje janë legjitime.

“Kërkesat për zgjedhje janë legjitime. Rregullat që dihen në demokraci, që nëse ka kërkesa të tilla, nëse bëhet kuorumi për rrëzim të Qeverisë, atëherë Qeveria bie. Deri tash çdoherë kur ka rënë Qeveria në secilin variant kemi shkuar në zgjedhje të reja. Nëse ne vlerësojmë se interes i vendit janë zgjedhjet, atëherë ne e çojmë vendin në zgjedhje për dy ditë”, ka theksuar Haliti.

Mirëpo pavarësisht mospajtimeve brenda partnerëve të koalicionit qeverisës, sidomos për shkak të taksës 100% ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, Haliti thotë se ky koalicion është funksional, i cili po diskuton për harmonizimin e çështjeve me rëndësi për vendin.