Haliti: PDK e ka të hapur ofertën për koalicion

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se kjo parti është e hapur për diskutime dhe bashkëpunim me kusht që të arrihet një marrëveshje për të tejkaluar situatën politike dhe për të mundësuar konstituimin e institucioneve të vendit.

Lajme

16/11/2014 19:59

Ai ka thënë se PDK vazhdon ta ketë të hapur ofertën për partitë politike, por “varet nga ato se a duan apo nuk duan”.

“E kemi të hapur ofertën edhe për partitë e veçanta, por është prapë çështje e tyre a duan apo nuk duan. Nuk mund ta detyrojmë askënd, është çështje e tyre a duan a po nuk duan por duhet ta kenë parasysh që është bërë vonë”, ka thënë Haliti në një intervistë për RTK. 

Ai ka thënë se seancën ka kompetencë ta thërras vetëm Flora Brovina. 

“Seancën do ta thërrasë Flora Brovina sepse nuk ka kompetencë dikush tjetër, meqenëse ka ndodhë kjo që ka ndodhë dhe tani po presim”, ka thënë Xhaviti.