Haliti kërkon që PDK të jetë pjesë e institucioneve

Njëjtë sikurse kryetari i partisë së tij, edhe nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti me çdo kusht po kërkon që partia e tij të jetë pjesë e Qeverisë.

Lajme

09/11/2014 12:53

Ai ka ripërsëritur deklaratat e shefit të tij, ku thuhet se si parti politike, PDK-ja kërkon marrëveshje për formimin e institucioneve.

“Thirrja e seancës varet nga kryesuesja e seancës, Flora Brovina. Ajo mund ta thërrasë, por mund edhe të mos e thërrasë, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa sa i përket asaj se cilat mund të jenë zhvillimet dhe çfarë qëndrimi kemi, ne e kemi bërë publik qëndrimin e partisë. E ka bërë edhe kryetari i PDK-së. Si parti politike kërkojmë që të ulemi dhe të bisedojmë të gjithë së bashku për krijimin e institucioneve funksionale në interes të vendit”, ka thënë Xhavit Haliti, raporton Kosova Sot.