Haliti: Jo të gjithë e donin koalicionin PDK-LDK, por ai i ka bërë mirë Kosovës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i kryesisë në PDK, ka thënë se pasur të atillë, në të dy kampet, si në PDK, ashtu edhe në LDK që nuk kanë pasur dëshirë për koalicion mes këtyre dy partive.

Lajme

08/05/2015 22:12

Por sipas tij, pavarësisht kësaj, sipas Halitit ky koalicion i ka bërë mirë Kosovës.

Për deklaratat e ish shefit të SHIK-ut në Shqipëri, Fatos Klosi, Haliti ka thënë se ato janë deklarata personale të tij, dhe askush nuk duhet të shqetësohet për to.

Kurse për takimin e tij, me Klosin, i cili kishte thënë se njeriun e parë të UÇK-së e kishte takuar Halitin, ky i fundit ka thënë se në Shqipëri para tij kishte takuar edhe njerëz tjerë të politikës shqiptare, si ish kryeministrin dhe ish presidentin Sali Berisha.

E për takimin me Klosin, Haliti ka thënë të jetë lutur shumë nga njerëz të caktuar, pasi hezitonte, sepse sipas tij, me shërbimet sekrete nuk kishte përvoja të mira në të kaluarën.

Ndërsa, duke folur për Gjykatën Speciale, ai ka thënë se ka ardhur koha për themelimin e saj.

Sipas tij Kuvendi do ta mbështes edhe themelimin e saj e edhe ndryshimet kushtetuese.

Ai thotë se për votimin e Gjykatës duhet të mendohen mirë, se nuk bën të ketë mëdyshje në këso vendime, pasi “kjo është për të merë të vendit”.

Por, ai ka thënë se kjo Gjykatë do ta heq renë e zezë që ka kapluar Kosovë dhe “nuk do të gjykojë luftën e UCK-së”.

“Nuk do te këtë fakte për të gjykuar njerëz. Nuk do të dalin ato që janë thënë ne akuzuat e Dick Martit. Por, kjo gjykata do ta pastrojë imazhin e Kosovës dhe do te tregojë se UÇK ka bërë luftë të pasur”, ka thënë ai në një intervistë për RTK-në.

“Themelimi i Gjykatës po bëhet pasi nuk po z besohet gjykatave që janë duke vepruar në vend”. (lajmi.net)