Haliti: Jemi për kompromis edhe për postin e kryeministrit

Partia Demokratike e Kosovës, është e gatshme të bëjë kompromise me partitë politike edhe për sa i përket postit të kryeministrit, nëse mund të arrihet ndodnjë marrëveshje për një program të përbashkët qeverisës. 

Lajme

16/11/2014 10:04

Kështu ka thënë për Kosova Sot, nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti.

“Deri më tani nuk kam ndonjë informatë se ka ndryshuar dicka nga qëndrimet e deritashme të PDK-së. PDK-ja ka pasur dhe ka qëndrimin e saj, se duhet të bisedojnë me të gjithë për t’i krijuar institucionet e vendit”.

Haliti ka shtuar se përderisa PDK ka ftuar të gjitha partitë që të ulen dhe të gjejnë një rrugëzgjidhje, kjo do të thotë se është menduar se edhe do të ketë kompromise.

Ne kemi diskutuar të gjitha variantet e mundshme, por nuk kemi ndryashur qëndrim. Përderisa ne kemi pranuar të kemi një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe kemi ftuar për një tryezë rreth së cilës do të ulemi, qoftë te presidentja apo edhe ndonjë variant tjetër, atëherë është krejtësisht normale që ne të bëjmë edhe kompromise të mundshme. Askush nuk vjen në tryezë që të ulet dhe të mbetet me qëndrime, kërkesat dhe pretendimet e njëjta”, ka thënë Haliti për Kosova Sot.