Haliti: E gjithë PDK-ja pro Gjykatës Speciale
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se asnjë zyrtarë i PDK-së nuk është kundër themelimit të Gjykatës Speciale.
Lajme
Ai ka thënë se Gjykata do të themelohet por po tentohet të ketë sa më shumë konsensus.
“Në kryesi nuk ka asnjë zë kundër themelimit të Speciales. Po përpiqemi të kemi një konsensus të mundshëm nga të gjitha deputetët për votimin pro speciales. PDK-ja e ka parasysh se kjo gjykatë do të themelohet”, ka thënë Haliti, pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së.