Halit Berani: Ivanoviq duhet të pushkatohet (VIDEO)

Halit Berani kryetari i KMLDNJ-së në Mitrovicë ka folur për rastin e ish liderit të serbëve të Kosovës Oliver Ivanoviq, për të cilin ka thënë se duhet të pushkatohet.

Lajme

21/01/2016 14:11

’Duke pas parasysh të gjitha krimet e bëra në Mitrovicë ai ish dashtë të pushkatohet me vdekje’’, ka thënë Berani në Orën e Fundit në Klan Kosova.

Ivanoviq akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës ndaj popullatës civilëve gjatë viteve 1999 dhe 2000.

Ndërsa sot në Gjykatën Themelore në Mitrovicë është marrë vendimi për dënim me 9 vjet burgim për Ivanoviqin.

Ndryshe, Ivanoviq ka qenë në paraburgim që nga janari i vitit 2014.

YouTube player