Halilovic: Do mbijetojmë duke menduar se po luajmë ndaj Realit

Talenti i Barcelonës, Alen Halilovic ka thënë se Barcelona B duhet të trajtojë secilën ndeshje sikur është duke luajtur kundër Real Madridit, dhe kështu do të arrijë të sigurojë mbijetesën në Segunda Division.

Sport

13/04/2015 17:31

Halilovic ka insistuar se Barcelona B duhet të trajtojë seciin kundërshtar sikur Real Madridin, pasi ata janë duke shikuar t’i shpëtojnë rrëzimit në një kategori më poshtë.

“Unë jam shumë i lumtur me trajnerin. Ne kemi biseduar pas takimin me Betisin dhe tash gjithçka është normale”.

“Unë dua të ndihmoj skuadrën dhe asgjë më shumë. Ne mund të mbesim në ligë. Ne duhet të marrim secilën ndeshje sikurse është Real Madridi. Jam duke menduar vetëm për punë, asgjë më shumë”, përfundoi talenti kroat.