Halilovic konfirmon largimin nga Barcelona
Talenti i madh i Barcelonës, Alen Halilovic do të transferohet në Sporting Gijon, ka konfirmuar menaxheri i tij, Zoran Stojadinovic.

Sport
Alen Halilovic do të largohet nga Barcelona duke u transferuar në Sporting Gijon, ka konfirmuar menaxheri i tij, Zoran Stojadinovic.
“Futbollisti tashmë ka vendosur”, deklaroi ai.
“Alen do të nënshkruajë përderisa nuk paraqitet ndonjë problem i madh, e unë nuk shoh se ku mund të dalë ndonjë problem”, u shpreh Stojadinovic.