Halilovic gjen klubin e ri
Barcelona është e gatshme ta huazojë talentin e madh Alen Halilovic në klubin e Sporting Gijon.

Sport
Barcelona i ka gjetur një klub të ri talentit të madh, Alen Halilovic.
Mesfushori kroat deri më tani ka luajtur për Barcelonën B.
Mirëpo, gjiganti katalan ka vendosur që ta huazojë tek një skuadër tjetër në mënyrë që të fitojë përvojë duke luajtur në nivelin e seniorëve.
Sipas mediave spanjolle, në ditët e ardhshme, Halilovic mund të huazohet në Sporting Gijon, para se të rikthehet në Camp Nou, në verën e vitit të ardhshëm.