Halil Kastrati tregon nëse do t’i bashkohet ndonjë partie politike

20:58 | 23 Gusht 2019

Humanisti Halil Kastrati, ka folur rreth kërkesave të partive politike për tu bërë pjesë e listës zgjedhore si deputet, duke e mohuar që do të bëhet pjesë e ndonjë partie politike.

“Jam mirënjohës të gjitha partive politike për kërkesat e tyre për tu bërë pjesë e politikës, por unë jam mirë këtu ku jam. Halili nuk e ka ditë kurrë që do të kem kaq shumë besim”, ka thënë Kastrati në RTV Dukagjini.

Kastrati ka shtuar se as njerëzit që punojnë me të nuk e duan kyçjen në politikë

“Unë nuk kam pas qellim që të përfitoj për tu kyçur në politikë, për të përdorur, populli dhe donatorët nuk duan të më shohin në politikë”, ka thënë me bindje.