Hakohet Reuters
Ueb faqja e agjencisë së lajmeve Reuters është hakuar nga e ashtuquajtura “Ushtria elektronike siriane”.

Bota
Nëse tentoni që të hapni ndonjë artikull në Reuters, mbasi të është hapur artikulli, sekonda më vonë do të dalë një njoftim ku shkruan: “E hakuar nga Ushtria elektronike siriane. Ndaloni të publikoni raporte false dhe artikuj fals për Sirinë. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është duke mbështetur terroristët në Siri që ta shkatërrojë atë. Ndaloni këto propaganda”.