Hakmarrja e Arsenalit
Arsenali iu hakmor Borussia Dortmund për humbjen 2-1 në Emirates, muajin e kaluar, duke fituar në udhëtim kundër gjigantit gjerman, me rezultat minimal 1-0, në ballafaqimin e vlefshëm për xhiron e katërt të Grupit F në Ligën e Kampionëve. Dortmund kishte festuar në Emirates, por Arsenali e bëri të njëjtën gjë në Westfallen Stadion duke…

Sport
Arsenali iu hakmor Borussia Dortmund për humbjen 2-1 në Emirates, muajin e kaluar, duke fituar në udhëtim kundër gjigantit gjerman, me rezultat minimal 1-0, në ballafaqimin e vlefshëm për xhiron e katërt të Grupit F në Ligën e Kampionëve.
Dortmund kishte festuar në Emirates, por Arsenali e bëri të njëjtën gjë në Westfallen Stadion duke përforcuar shanset e kualifikimit për në fazën eliminatore të garës elite të klubeve evropiane.
Golin vendimtar në fitoren e madhe të Arsenalit e realizoi mesfushori në formë Aaron Ramsey pas 62 minutash lojë.
Kurse, në duelin tjetër të këtij grupi, Napoli me mjaft mund arriti të fitojë kundër Olympique Marseilles me rezultat 3-2, në ndeshjen ku sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain shënoi dy gola.
Dortmund – Arsenal 0-1
Napoli – Marseille 3-2
Tabela
Arsenal 9 pikë
Napoli 9
Dortmund 6
Marseille 0