Hakimi për të dytën herë negativ, i gatshëm për ndeshjen kundër Genoas

Sipas Sky Sport Italia, Achraf Hakimi mund të paraqitet me Interin kundër Genoas pasi ka dalë sërish negativ për COVID-19, duke sugjeruar se tamponi i UEFA-s ishte një ‘pozitiv i rremë’.

Sport

24/10/2020 11:44

Ndeshja mes Genoas dhe Interit luhet me fillim nga ora 18:00, dhe raportohet se Hakimi tani i është bashkuar shokëve të skuadrës, duke udhëtuar drejt Gjenovës.

Hakimi ishte përjashtuar për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Monchengladbach, pak orë para ndeshjes së të mërkurës.

Sidoqoftë, testet pasuese nga laboratori i Inter kanë treguar së Hakimi është negativ për COVID-19, duke vënë në dyshim saktësinë e testeve zyrtare të UEFA-s.

Me dy teste negative, kjo tregon se rezultati pozitiv i UEFA-s ka qenë i rremë.

Inter e konsideron këtë shumë të dëmshme, pasi ata u detyruan të bënin ndryshime të minutës së fundit në formacion, duke humbur një nga lojtarët kryesor të tyre./Lajmi.net/