Hakimi arrin marrëveshje me Real Madrid

Real Madrid ka bërë një punë të madhe lidhur me Achraf Hakimi.

Sport

04/04/2020 18:48

Hakimi, mbrojtësi i shumëkërkuar, që aktualisht luan si i huazuar me Dortmund, ka rinovuar kontratën me Real Madrid, transmeton lajmi.net.

Paraqitjet fenomenale me Dortmund kanë bërë që Hakimi të fitojë besimin e Real Madrid, por edhe të tërheq vëmendje nga gjigantët e Evropës.

‘Marca’ shkruan se Real Madridi janë të vendosur të mbajnë lojtarin si pjesë të skuadrës, edhe pse ai është i huazuar aktualisht.

Lojtari ka vazhduar kontratën deri në vitin 2023. /Lajmi.net/