Haki Abazi plot mllef ndaj Qeverisë Hoti: U vendosën institucionet e dhunshme
Ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë Kurti ka reaguar ashpër ndaj votimit pro qeverisë së re të udhëhequr nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajme
Haki Abazi thotë se masat dhe institucionet e dhunshme e antikushtetuese janë vendosur sot, por, sipas tij, ato janë të përkohshme.
Postimi i plotë:
Masat dhe institucionet e dhunshme e antikushtetuese janë vendosur sot, por ama janë të përkohshme sepse ne jemi me qytetarët e qytetarët janë me ne, jemi bashkë dhe jemi më të fortë se kurrë.
Ndërsa këta janë me Lista Srpska dhe qeveri e kontrabanduar ilegale e Thaçit.
Demokracia nuk duron dredhje duarsh të deputetëve, as kërcënim, e as despot e as vota nga njerëz të akuzuar e të shantazhuar e me aktgjykime gjyqësore.
VETËVENDOSJE! /Lajmi.net/