Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Haki Abazi i referohet si “çun” Gent Cakajt, thotë se u bë ministër pasi foli për ndarjen e Kosovës

20:21 | 30 Qershor 2020

Nga Vetëvendosje kanë ardhur reagimet e para pasi që ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili sot në Prishtinë foli për polemikat që u shkaktuan në vend për kinse shkëmbim të territoreve, dhe marrëveshje të fshehtë.

“Ska marrëveshje sekrete. Nuk ka ndarje të Kosovës, dhe kush i ka sytë në ballë dhe mendët në kokë nuk beson se as qeveria e Shqipërisë dhe askush në Kosovë bën plane për ta ndarë Kosovën”, tha Cakaj sot.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar ish-zv/kryeministri nga radhët e VV-së, Haki Abazi.

Ai e ka quajtur “çun” Gent Cakajn, duke thënë se i njëjti u emërua në atë opozitë meqë ka folur publikisht për ndarjen e Kosovës.

Postimi i plotë i Abazit:

Me qenë i verbër e mos me pasë sy në ballë nuk do të thotë mos me pasë tru me kujtu që Ditmir Bushatin e larguan nga Ministri i punëve të jashtme sepse refuzoi ndarjen e Kosovës, e çuni u be kryes detyre meqë publikisht në tv ka folur për ndarjen e Kosovës derisa shefi tij e kualifikonte si patetike pyetjen për krimet serbe ne Kosovë. /Lajmi.net/