Haki Abazi dështon keq në rajonin e Ferizajt, merr 654 vota nga 31 mijë sa fitoi VV

Ish/zëvendëskryeministri në Qeverinë “Kurti”, Haki Abazi ka dështuar që të marr vota edhe në Rajonin e Ferizajt prej nga raportohet se e ka prejardhjen.

Lajme

26/02/2021 13:02

Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje fitoi bindshëm në Ferizaj me gjithsej 31 mijë e 516 vota, Abazi arriti që në këtë qytet të marr vetëm 654 vota.

Këto rezultate dolën nga numërimi i votave në 39 vendvotime në këtë qytet.

Në ndërkohë këto të dhëna janë publikuar në formularët e KQZ-së.

Përndryshe  në Qeverinë “Kurti”, Haki Abazi ishte numri dy i ekzekutivit.

Haki Abazi mbante numrin 19 në listë.