Hakerët publikojnë të dhënat e një mijë zyrtarëve policor bjellorus

Disa hakera anonimë kanë publikuar të dhënat personale të një mijë oficerëve të policisë bjelloruese në shenjë hakmarrje për arrestimet e bëra përgjatë protestave kundër presidentit veteran, Aleksander Lukashenko.

Bota

20/09/2020 23:04

“Ndërsa arrestimet vazhdojnë, ne do të vazhdojmë të botojmë të dhëna në shkallë masive,” tha një deklaratë e shpërndarë nga kanali opozitar i lajmeve Nexta Live në aplikacionin e mesazheve Telegram, shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net.

Qeveria tha se do të gjente dhe ndëshkonte ata që ishin përgjegjës për publikimin e të dhënave, të cilat u shpërndanë gjerësisht të shtunën në mbrëmje.

Dhjetëra mijëra mbështetës të opozitës marshuan në kryeqytetin Bjellorus, Minsk, të dielën, pavarësisht se autoritetet shtuan praninë e policisë në masë të gjerë. Protesta ndodhi një ditë pasi oficerët arrestuan qindra demonstrues përgjatë një marshimi të grave në qytet.

Njerëzit që mbanin flamuj të kuq dhe të bardhë proteste u mblodhën në “Marshin e Drejtësisë” mbuluan një rrugë kryesore dhe ecën drejt Pallatit të Pavarësisë të ruajtur rreptësisht, ku Lukashenko ka zyrat e tij. Ata mbanin pankarta me parulla, si: “Frikacakët rrahin gratë” dhe “Dilni jashtë!”.

Forcat e sigurisë kanë arrestuar mijëra njerëz për të luftuar një valë protestash dhe grevash, fytyrat e të cilëve shpesh mbulohen me maska ose helmeta.

Qeveria tha se 390 gra u arrestuan pas pjesëmarrjes në protestë të shtunën kundër Lukashenkos. /Lajmi.net/