Hakerët kinezë vodhën të dhëna super sekrete izraelite

Mbrojtja kundër raketore izraelite 'Kupola e hekurt' është rrezikuar seriozisht pasi që hakerë kinezë depërtuan dhe vodhën dokumente me rëndësi nga tri kompani izraelite që kanë punuar në këtë mbrojtje, deklaroi gazetari amerikan Brian Krebs.

Bota

29/07/2014 20:51

Ai shkruan se hakerët më 2011 dhe 2012 kanë sulmuar tri kompanitë më të mëdha izraelite që punojnë në sistemin e mbrojtjes, Elisra Group, Israel Aerospace Industries dhe Rafael Advanced Defence Systems, transmeton agjencia e lajmeve AFP.

Si merr vesh Krebs, hakerët kanë marrë një sasi të madhe të të dhënave. Këtë e ka bërë njësia kineze 61398. Kjo njësi ka hetuar katër muaj mënyrat si t’i qasen të dhënave në serverin izraelit.

Hakerët kanë marrë gjithsej 700 dokumente, ma madhësi të përgjithshme prej 762 MB. Shumica e të dhënave kanë të bëjnë me infrastrukturën në vende të caktuara në Izrael, derisa të dhënat me rëndësi më të madhe kanëq enë të mbrojtura në mënyrë të posaçme.

Qeveria izraelite i kushton rëndësi të posaçme sistemit kundër raketor ‘Kupola e hekurt’, i cili ka arritur që gjatë këtyre 22 ditëve të ndalë një të pestën e raketave të lansuara nga militantët e Hamasit (gjithsej 2,000 raketa janë hedhur nga Gaza në drejtim të Izraelit).

Në qoftë se pohimet për vjedhjen e të dhënave nga hakerë kinezë dëshmohen si të vërteta, kjo do të paraqiste një grusht të fortë për shtetin izraelit, i cili është momentalisht në luftë me Hamasin.