Hakerët i vjedhin 2.3 milionë dollarë nga xhirollogaria e republikanëve në Wisconsin

Hakerët kanë vjedhur 2.3 milionë dollarë nga xhirollogaria e Partisë Republikane në Wisconsin që po përdoreshin për të ndihmuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të fitojë zgjedhjet në këtë shtet.

Bota

29/10/2020 17:05

Kryetari i partisë Andrew Hitt, ka njoftuar sot për Associated Press se është vërejtur aktivitet i dyshimtë më 22 tetor dhe është kontaktuar FBI të premten.

Ai ka treguar se FBI është duke hetuar rastin. Zëdhënësi i FBI-t, Leonard Peace, nuk ka dhënë menjëherë koment në lidhje me rastin.

Sulmi ka ndodhur më pak se dy javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA më 3 nëntor. Trump dhe rivali nga Demokratët, Joe Biden, po bëjnë tentimet e fundit për të fituar në Wisconsin dhe 10 votat elektorale që ia siguron ky shtet.

Trump e kishte fituar këtë shtet në zgjedhjet e vitit të kaluar për 23 mijë vote dhe të premten planifikon ta bëjë vizitën e tretë në shtatë ditë në këtë shtet. Biden po ashtu planifikon ta vizitojë Wisconsinin të premten.