Hajrulla Çeku e merr detyrën e ministrit të Arsimit: Çdo ditë të shërbimit tim do ta trajtoj me seriozitetin më të lartë moral e profesional
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku e ka pranuar sot detyrën e re. Ai e ka falënderuar ministren e deritanishme, Arbërie Nagavcin për “shërbimin ndaj vendit”, dhe i ka uruar suksese në detyrën si Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje! “Çdo ditë të shërbimit tim ndaj arsimit e shkencës do ta trajtoj me…
Lajme
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku e ka pranuar sot detyrën e re.
Ai e ka falënderuar ministren e deritanishme, Arbërie Nagavcin për “shërbimin ndaj vendit”, dhe i ka uruar suksese në detyrën si Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!
“Çdo ditë të shërbimit tim ndaj arsimit e shkencës do ta trajtoj me seriozitetin më të lartë moral e profesional. Punët e mira të nisura do të vazhdojnë pa hezitim, nismat e reja do të ndërmerren sipas programit të qeverisë së re. Na priftë e mbara!”, ka thënë Çeku. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: