Hajriz Koca, sekretar i kundërligjshëm i ministrisë së Inovacionit, urdhërohet shkarkimi i tij

Përzgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm në ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë është bërë në kundërshtim me ligjin.

Lajme

16/07/2019 15:57

Përzgjedhja e Hajriz Kocës si Sekretar i Përgjithshëm në ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë është bërë në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. Kështu thuhet në vendimin e Agjencisë Kundër Korrupsionit të trajtuar për rastin e Sekretarit të ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Këtë vendim AAK-ja e ka marrë gjatë ditës së djeshme dhe pritet ta publikojë edhe në ueb-faqen e saj zyrtare, raporton lajmi.net.

“Ekziston konflikti i interesit në rastin për Hajriz Koca, sekretar në ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, për shkak se deri para se të zgjidhej dhe emërohej në këtë pozitë i njëjti ishte Këshilltar politik i Ministrit të po kësaj Ministrie. Kjo situatë bie ndesh me dispozitat e Ligjit për Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. Agjencia do të kërkojë nga institucioni ku zyrtari i lartë ushtron funksionin që të fillojë procedurat për shkarkimin e tij”, thuhet në vendimin e AKK-së.

Më poshtë mund ta shihni vendimin e plotë të AKK-së lidhur më këtë rast. /Lajmi.net/