Hajnat vjedhin një market në Rogovë, pronari publikon pamjet

Të enjten pas mesnatës është kryer një vjedhje në një market në Rogovë.

Lajme

05/06/2022 14:19

Pronari i marketit i ka publikuar pamjet e kamerave të lokalit në profilin e tij në Facebook, duke bërë thirrje për ndihmë nga bashkëfshatarët për identifikimin e hajnave, shkruan lajmi.net.

Lulzim Hoti, pronari i marketit që ishte cak i hajnave, ka thënë se banorët e fshatit nuk duhet t’i lënë hapësirë dhe liri të plotë hajnave që t’ua dëmtojnë pronat e tyre.

“Ata të cilët mund t’i identifikojnë apo të paktën të kenë dyshime në persona në video si në gjeste ashtu edhe në veshte mund të më shkruani edhe në privat”, ka shkruar Hoti.

Ende nuk dihet shuma e gjësendeve të vjedhura, mirëpo të dyshuarit shihen duke marrë cigare dhe artikuj të tjerë.

Postimi i plotë i pronarit të marketit:

Pershendetje,

02.06.2022 rreth ores 2:20 pas masnates ne lokalin tone ndodhi kjo hajni.

Lus te mobilizohemi si katund dhe mos tju leme hapsire dhe liri te plote hajnave te na demtojne pronat tona. Ata te cilet mund ta indetifikojne apo pakten te kene dyshime ne personat ne video si ne gjeste ashtu edhe ne veshje mund te me shkruani dhe privat.

Arsyeja pse vendosa ti beje publike eshte ti njofim hajnat, ti zbulojme dhe te ruhemi prej tyre.

Faleminderit!