Hajnat nuk kursehen hyjnë në një shtëpi në Podujevë, vjedhin stoli ari dhe para

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në ora 19:10 në Podujevë, një person ka raportuar se disa persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij, me ç’rast kanë vjedhur stoli ari me vlerë te konsiderueshme dhe para të gatshme. Derisa sipas njoftimit të Policisë thuhet se rasti mbetet nën hetime. “Obranqë,…

Lajme

21/07/2024 09:27

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në ora 19:10 në Podujevë, një person ka raportuar se disa persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij, me ç’rast kanë vjedhur stoli ari me vlerë te konsiderueshme dhe para të gatshme.

Derisa sipas njoftimit të Policisë thuhet se rasti mbetet nën hetime.

“Obranqë, Podujevë 20.07.2024-19:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij,  me ç’rast kanë vjedhur stoli ari me vlerë te konsiderueshme dhe para të gatshme. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh. /Lajmi.net/