Hajnat e vjedhin shtëpinë e Pogbas

Shtëpia e Paul Pogbas është vjedhur nga hajnat të dielën në mbrëmje.

Sport

19/10/2015 23:06

Ata e kanë shfrytëzuar përiudhën kur lojtari ishte duke e zhvilluar derbin ndaj Interit, për t’u futur në shtëpinë e francezit përmes njërës prej dritareve, shkruan Marca.

Sipas informacioneve të policisë, të siguruara nga mediet italiane, mesfushorit i janë vjedhur, stoli, ora, rroba dhe këpucë të brendeve më të njohura.

Pogban e priti një befasi e pakëndshme, me tu kthyer në Torino në orët e hershme të mëngjesit të së hënës.