Hajdari dhe Muharremi e kishin “trashur muhabetin” – përveç rezervave shtetërore, kishin folur edhe për punësimin e një personi

Skandali i Rezervave Shtetërore po vazhdon të thellohet edhe më shumë. Lidhjet mes ministres në detyrë, Rozeta Hajdari dhe afaristit, Ridvan Muharremi duket se kanë qenë shumë të ngushta, transmeton lajmi.net. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Hajdari e Muharremi, përveç rezervave shtetërore, kishin biseduar edhe për punësimin e një personi me inicialet I.F. Këtë Muharremi…

Lajme

12/11/2025 14:22

Skandali i Rezervave Shtetërore po vazhdon të thellohet edhe më shumë.

Lidhjet mes ministres në detyrë, Rozeta Hajdari dhe afaristit, Ridvan Muharremi duket se kanë qenë shumë të ngushta, transmeton lajmi.net.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Hajdari e Muharremi, përveç rezervave shtetërore, kishin biseduar edhe për punësimin e një personi me inicialet I.F.

Këtë Muharremi e kishte përë përmes emailit, duke ja dërguar CV-në e këtij personi.

“Nga Emaili i datës 06.04.2022 nga Ridvan Muharremi, drejtuar Rozeta Hajdarit, përmes së ceils është dërguar CV-ja e personit I.F, vërteton qartë rolin dhe fuqinë e ndikimit të tji tek e pandehura Rozeta Hajdari. Në këtë kontekst, përmes kësaj prove, vërtetohet fakti se i andehuri Ridvan Muharremi përmes E-Mailit, ia dërgon të pandehurës Rozeta Hajdari CV-në e personit, me qëllim të punësimit të tij në MINT. Kjo mënyrë e komunikimit tregon qartë se përfshirja e të pandehurit në procesin e blerjes së rezervave nuk ishte i rastësishëm, por i planifikuar më parë dhe koordinuar mes tyre”, thuhet në aktakuzë./lajmi.net/