Hailey Baldwin vjen e ‘nxehtë’ në bikini

Hailey Baldwin nuk po merret me kritikat e rrjeteve sociale, ndërsa po reklamon linjën e bikinit.

ShowBiz

22/03/2019 23:44

Marrëdhënia e saj me Justin Bieber është vazhdimisht në titujt rozë për gati një vit, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Hailey Baldwin, 22 vjeçare, ka pranuar se fansat mund të kenë mendime të ndryshme rreth romancës së tyre, por ajo ka mësuar se si t’i menaxhojë këto kritika.

Duke folur për “Cosmopolitan”, bukuroshja e “Tommy Hilfiger” thotë “Kam gjetur vendin ku nuk arrij t’i lexoj komentet”.

Sipas Baldwin, njerëzit mund të kenë mendime të ndryshme për ju, por duhet të mos i lejoni vetes të ndikojë në shpirtin tuaj.

Modelja që aktualisht është imazh i markës së bikinit “ROXY”, thotë se për t’iu shmangur komenteve në rrjete sciale, shumë herë e fshinë Instagramin. /Lajmi.net/