Hahn për Shqipërinë: Javë vendimtare, forcat politike të punojnë

Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn ka zhvilluar një takim me ambasadorin e BE në Shqipëri, Luigi Soreca.

Lajme

18/03/2019 20:18

Hahn thotë se forcat politike duhet të punojnë së bashku për stabilitetin dhe për reformat.

Është mirë të flasësh me njeriun tonë, ambasadorin e BE në Shqipëri Luigi Soreca përpara raporteve për zgjerimin e BE në pranverë. Është e rëndësishme që të gjitha forcat politike në vend të punojnë së bashku për stabilitetin dhe reformat në këto javë vendimtare, në interes të qytetarëve të tyre“, shkruan Hahn.

Kujtojmë se Shqipëria kohëve të fundit është përballur me protesta masive nga opozita, qëllimi i së cilës është dorëheqja e kryeministrit Rama.