Hahn kërkon pezullimin e taksës ndaj Serbisë

Komisioneri për Zgjerim nga Bashkimi Evropian Johannes Hahn, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi ka thënë se është më se e rëndësishme të rinisë dialogu mes Kosovës e Serbisë.

Lajme

15/04/2019 15:54

Hahn përmes një postimi në Twitter ka bërë thirrje që së paku taksa të pezullohet.

“Takim i mirë me Presidentin @HashimThaçiRKS. Është e rëndësishme që dialogu mes Serbisë e Kosovës të rinis me shpejtësi, gjithashtu në interes të stabilitetit dhe progresit më të gjerë rajonal. Unë e përsërita pozicionin e Bashkimit Evropian se tarifat ndaj produkteve serbe nga Kosova, duhet të paktën të pezullohen”. /Lajmi.net/

Lexo edhe: 

Thaçi takon Hahnin: Vendimi i shpejtë për liberalizimin e vizave, nevojë thelbësore për Kosovën