Hadërgjonaj tregon kush po i motivon lojtarët e Kosovës për ndjekje të ëndrrës

Florent Hadërgjonaj është një nga prurjet e fundit te Kombëtarja e Kosovës.

Sport

18/10/2019 22:49

Lojtari pas pritjes së gjatë, vendosi që në maj të këtij viti t’i thotë ‘PO’ Kosovës, së drejtuar nga Bernard Challandes.

Me afrimin e tij, Kosova fituar një lojtar të ri, të talentuar dhe që mund ta përdorë në disa pozita.

Deri më tani, lojtari ka luajtur në pozitën mbrojtëse të krahut të djathtë, të majtë dhe në pozitën sulmuese të krahut të djathtë.

Për këto paraqitje të mira të tij dhe të shokëve të skuadrës, ekzistojnë dy arsye motivuese.

Janë tifozët ‘Dardanë’ dhe Kosova vetë, arsye e madhe e këtij motivimi.

“Tifozët dhe Kosova janë ata që na motivojnë, ne luftojmë deri në fund për ju”, ka shkruar lojtari në Facebook”, përcjell lajmi.net.

Kosova është duke ndjekur ëndrrën për një kualifikim në Euro 2020, për të shkruar storjen më të bukur që ka mundur t’i ndodh futbollit ndonjëherë./Lajmi.net/