Hadërgjonaj i jep një epitet special fanellës së Kosovës

15:59 | 9 Maj 2019

Florent Hadërgjonaj ka bërë publik vendimin e tij dhe është gati për t’iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës.

Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë edhe më e fortë për dy ndeshjet e qershorit, pasi në radhët e saj do të jetë edhe mbrojtësit Florent Hadërgjonaj.

Djaloshi nga Deçani përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka zgjedhur të vesh fanellën e Kosovës, të cilës i referohet si fanella më e bukur në botë.

“Përshëndetje të dashur miq. Dua që të ju njoftoj se tani sapo kam marrë pasaportën e Kosovës dhe jam gati që të luaj me fanellën më të bukur në botë”, ka shkruar fillimisht Hadergjonaj në Facebook, përcjell ‘lajmi.net’.

“Dëshira ime gjithmonë ka qenë të luaj për vendlindjen time, mirëpo është dashur të vije momenti i duhur”.

“Jam grumbulluar edhe nga Zvicra nga të gjitha grupmoshat deri në ekipin e parë, por atje e kanë pasur me dije se do të luaj për Kosovën dhe nuk kam pranuar të luaj ndeshje zyrtare”.

“Nga tani, unë Florent Hadergjonaj jam një Dardan plus për trajnerin Bernard Challandes dhe do të jap gjithmonë maksimumin për Kosovën tonë”, mbyll shkrimin e tij mbrojtësi i Kosovës.

24 vjeçari aktualisht është pjesë e Huddersfield Town, që paraqitet në Premierligën angleze./Lajmi.net/