Hackeri nga Fieri arrestohet për vjedhjen e 530 milionë dollarëve
Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara nën akuzë për krime kibernetike është arrestuar në Tiranë.
Lajme
Policia shqiptare njoftoi arrestimin e shtetasit Aldo Ymeraj, 25 vjeç lindur dhe banues ne Fier, pas urdhërarrestit të lëshuar nga SHBA në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër krimit kibernetik.
I riu dyshohet të jetë pjesë e rrjetit të quajtur “Infraud”, i cili shiste të dhëna të vjedhura kartash krediti në internet duke u shkaktuar konsumatorëve një humbje prej 530 milionë dollarësh.
Sipas njoftimit të policisë, Ymeraj u arrestua gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e së hënës në Tiranë, nga Sektori Kundër Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me DVP Fier dhe Prokurorinë e Përgjithshme, njofton Top Channel.