Habit ylli i Realit: Jam tifoz i flaktë i Real Betisit

Pavarësisht se luan për kampionin evropian dhe njërës prej skuadrave më të mëdha në histori të futbollit, Dani Ceballos ka habitur me klubin e tij të preferuar. Mesfushori i Real Madridit ka treguar se është tifoz i flaktë i skuadrës së Real Betisit, transmeton lajmi.net. Ceballos tha se e përcjell çdo ndeshje të Betisit, dhe…

Sport

22/03/2023 23:15

Pavarësisht se luan për kampionin evropian dhe njërës prej skuadrave më të mëdha në histori të futbollit, Dani Ceballos ka habitur me klubin e tij të preferuar.

Mesfushori i Real Madridit ka treguar se është tifoz i flaktë i skuadrës së Real Betisit, transmeton lajmi.net.

Ceballos tha se e përcjell çdo ndeshje të Betisit, dhe se do të ishte tejet i lumtur nëse skuadra e Sevillas bie nga La Liga.

“Jam tejet krenarë të them që jam një tifoz tejet i madh i Real Betisit. Unë i përcjelli të gjitha ndeshjet e tyre dhe jam një super tifoz”, tha Ceballos.

“Dhe nëse Sevilla bie nga La Liga, unë do të jem tejet i lumtur”, shtoi më tej spanjolli./Lajmi.net/