Habit Diola me rrëfimin e saj: Kam dashuruar një 77-vjeçar

Diola nga “Big Brother VIP Albania”, ka habitur me një rrëfim nga jeta e saj. Teksa ka diskutuar me Dean, ajo ka treguar se dikur kishte rënë në dashuri me një 77-vjeçar, shkruan lajmi.net. Ajo i ka sqaruar asaj se nuk ishte tërheqje fizike, pasi nuk dashurohet dot me fizikun e njerëzve, por me mendjen…

ShowBiz

09/02/2023 13:50

Diola nga “Big Brother VIP Albania”, ka habitur me një rrëfim nga jeta e saj.

Teksa ka diskutuar me Dean, ajo ka treguar se dikur kishte rënë në dashuri me një 77-vjeçar, shkruan lajmi.net.

Ajo i ka sqaruar asaj se nuk ishte tërheqje fizike, pasi nuk dashurohet dot me fizikun e njerëzve, por me mendjen e tyre.

“O Dea, nuk e di se unë këtë problem kam dhe me meshkujt. Nuk dashurohem dot me fizikun. E kam shumë të rëndësishme mendjen. Dhe ai ishte aq i zgjuar”, tha ajo.

“Unë e shikoja atë, sytë e tij ishin sikur shikoja botën. Ishte online. Kur i thosha shoqeve të mia ‘Kam rënë në dashuri’, ato thoshin ‘Ti je e çmendur, ai është 77 vjeç’”, shtoi Diola./Lajmi.net/