Haaland shkruan historinë në Premierligë, i bëhet edhe “kordoni i nderit” nga bashkëlojtarët
Lojtarët e Manchester Cityt mposhtën me 3:0 skuadrën e West Hamit, në ndeshjen e fundit të xhiros së 28- të të Premierligës . Qendra e ngjarjeve në stadiumin “Etihad” u pa në 45 minutat e dyta, duke qenë se pjesa e parë u mbyll pa gol. Nathan Ake ishte i pari që goditi rrjetën e…
Sport
Lojtarët e Manchester Cityt mposhtën me 3:0 skuadrën e West Hamit, në ndeshjen e fundit të xhiros së 28- të të Premierligës .
Qendra e ngjarjeve në stadiumin “Etihad” u pa në 45 minutat e dyta, duke qenë se pjesa e parë u mbyll pa gol.
Nathan Ake ishte i pari që goditi rrjetën e West Hamit në minutën e 50-të dhe më pas i pabesueshëmi Erling Haaland dyfishoi epërsinë e “Qytetarëve” në minutën e 70-të.
Golashënuesi norvegjez u bë kështu një rekordmen absolut, duke hyrë në histori si lojtari me më shumë gola në një sezon të Premierligës.
RECORD BREAKER ?
HAALAND HAS SCORED THE MOST PL GOALS IN A SINGLE SEASON 3️⃣5️⃣
HE’S ONLY 22! pic.twitter.com/xGtS8jdEAZ
— ESPN FC (@ESPNFC) May 3, 2023
Haaland ka shënuar 35 gola deri më tani, ndërsa deri në fund të edicionit do të zhvillohen edhe disa xhiro.
Bashkëlojtarët e Haaland në fund të ndeshjen ia bën edhe “kordonin e nderit” yllit norvegjez.
Manchester City është lider me 79 pikë në krye të tabelës, një më shumë se Arsenali që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. /Lajmi.net/