Haaland për penalltinë ndaj Fulham: Një nga momentet më nervoze të jetës sime

Erling Haaland kaloi një nga momentet më nervoze të jetës së tij kur ekzekutoi një penallti fituese ndaj Fulham të shtunën. Haaland siguroi një fitore 2-1 për Manchester City sot, kur gjuajti nga pika e bardhë pesë minuta para përfundimit të ndeshjes, transmeton lajmi.net. “Isha nervoz për penalltinë. Ishte një nga momentet më nervoze të…

Sport

05/11/2022 20:20

Erling Haaland kaloi një nga momentet më nervoze të jetës së tij kur ekzekutoi një penallti fituese ndaj Fulham të shtunën.

Haaland siguroi një fitore 2-1 për Manchester City sot, kur gjuajti nga pika e bardhë pesë minuta para përfundimit të ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Isha nervoz për penalltinë. Ishte një nga momentet më nervoze të jetës sime, por fantastike. Një penallti në minutën e fundit, sigurisht që do të isha nervoz. Por ndjenjë e mahnitshme, më pëlqen. Isha i lënduar për një javë dhe është shumë e rëndësishme të fitosh”, tha norvegjezi për ‘Sky Sports’.

Penalltia e Haalandit i dha Cityt një tre pikë të rëndësishme për ta marrë kreun e tabelës përpara udhëtimit të Arsenalit në ‘Stamford Bridge’ për t’u përballur me Chelsean të dielën./Lajmi.net/