Haaland më në fund bëhet ‘i gjallë’, flet për spekulimet rreth tij

Erling Haaland ka pohuar se nuk e ka të vështirë të merret me spekulimet e transferimeve që kanë ndjekur formën e tij të jashtëzakonshme këtë sezon.

Sport

09/12/2019 21:22

Sulmuesi i Red Bull Salzburg po shijon një edicion të shkëlqyeshën dhe ka shënuar tetë gola në pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve, së bashku me 16 në 14 ndeshje në Bundesligën austriake.

Nëse Haaland shënon ndaj Liverpoolit të martën në Grupin E, në të cilën Salzburgu mund të eliminonte kampionët në fuqi, ai do të bëhet lojtari i parë që shënon në gjashtë ndeshjet e tij të para në Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

“Unë vetëm përqendrohem në punën time, duke luajtur futboll, dhe për të shijuar atë që bëj çdo ditë dhe të futem me një mentalitet të qartë, të jem në të tashmen dhe të shijoj momentin”, tha ai në një konferencë për shtyp.

“Ky është përqendrimi im, të përqendrohem te Salzburgu dhe unë si lojtar. Kështu që nuk është aspak e vështirë [të merresh me spekulimet e transferimeve]. Unë jam duke shijuar çdo ditë duke luajtur futboll”. /Lajmi.net/