Haaland ka vendosur disa rekorde në Ligën e Kampionëve këtë vit

Sulmuesi norvegjez ka vazhduar me paraqitje fantastike.

Sport

14/10/2021 15:58

Erling Haaland ka vendosur rekorde të shumëta gjatë këtij viti në Ligën e Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Futbollisti i Borussia Dortmund ka fituar “Këpucën e Artë në Ligën e Kampionëve edicion e kaluar.

Haaland u bë futbollisti më i shpejtë që ka realizuar 20 gola në LK.

Gjithashtu ai është futbollisti më i ri që shënon 20 gola në kompeticionin më të madh për klube.

Ai poashtu u bë futbollisti më i ri që shpallet sulmuesi i vitit në Ligën e Kampionëve.

21-vjeçari, po shkëlqen edhe këtë edicion me Dortmundin ku ka realizuar 11 gola e katër asistime në 8 ndeshje të luajtura.

Në përgjithësi te ekipi gjerman Haaland ka kontribuar me 68 gola e 19 asistime në 67 ndeshje. /Lajmi.net/