Haaland: Jam pa fjalë, në vend të duartrokitjeve që gjuajtën penalltitë, lojtarët e rinj ofendohen

16:57 | 12 Korrik 2021

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland ka reaguar pas zhvillimeve të fundit.

Dje, Italia mposhti Anglinë në finale të “Euro 2020” në penallti, pasi treshja Jadon Sancho, Marcus Rashford dhe Bukayo Saka dështuan nga pika e bardhë, transmeton lajmi.net.

Të tre lojtarët më pas morën ofendime në bazë racore, andaj ka reaguar edhe Haaland që shkroi se lojtarët duhet duartrokitur që morën kurajo për t’i gjuajtur 11-metërshat.

“Nuk e kuptoj se ende ka vend për racizëm dhe diskriminim. Ne asnjëherë nuk do ndalemi të luftojmë kundër çdo forme të diskriminimit”.

“Në vend se të duartrokitën që patën kurajë të gjuajnë penalltitë, këta lojtarë të rinj u ofenduan në bazë racore. Jam pa fjalë”, shkroi ai.

Ndërkohë, Haaland thuhet se kërkohet me ngulm nga Chelsea, por Dortmund nuk mendon ta shesë në verë./Lajmi.net/