Haaland: Jam i uritur për gola

Erling Haaland ka folur në lidhje me periudhën që është duke e kaluar në Angli te Manchester City. Futbollisti ende nuk është ambientuar plotësisht, por kjo, sipas tij, nuk do të paraqesë problem, meqë kjo do të ndodhë gradualisht. “Jam një lojtar i cili është i uritur për gola. Jam lojtar që jep 100 %…

Sport

04/08/2022 17:13

Erling Haaland ka folur në lidhje me periudhën që është duke e kaluar në Angli te Manchester City.

Futbollisti ende nuk është ambientuar plotësisht, por kjo, sipas tij, nuk do të paraqesë problem, meqë kjo do të ndodhë gradualisht.

“Jam një lojtar i cili është i uritur për gola. Jam lojtar që jep 100 % në fushën e lojës dhe dëshiron të fitojë çdo ndeshje”, transmeton lajmi.net.

Norvegjezi erdhi si top-transfer te “Qytetarët” në verën e këtij viti, ndaj pritshmëritë për të janë të mëdha.

Ndeshja e fundit ndaj Liverpoolit, në Community Shield, la shije të hidhur për sulmuesin i cili humbi disa raste të pastra shënimi dhe, si të mos mjaftonte kjo, skuadra e tij u mposht 3-1 atë ndeshje. /Lajmi.net/