Haaland i jashtëzakonshëm edhe në vrapim, 60 metra për 6.64 sekonda

Erling Haaland pati një tjetër ndeshje të jashtëzakonshme të martën në mbrëmje dhe mahniti tifozët e futbollit me një sprint të shpejtë 60 metra që do ishte mjaft i mirë për Kampionatin Botëror të Atletikës.

Sport

19/02/2020 10:03

Norvegjezi mori vëmendje vitin e kaluar, por as pas kalimit te Borussia Dortmund kjo nuk është ndalur.

Fjalët lavdëruese asnjëherë nuk ishin më të dukshme sesa të martën në mbrëmje, kur ai shënoi dy herë kundër PSG në Ligën e Kampionëve dhe u regjistrua duke vrapuar 60 metra në vetëm 6.64 sekonda, një ritëm që do ta çonte atë në finalen e Kampionatit Botëror në 60 metra në vitin 2018, transmeton lajmi.net.

Haaland gjithashtu ishte afër të thyente edhe rekordin e vrapimit për disa të qinta.

Rekordi botëror është vendosur në 6.34 sekonda dhe mbahet nga Christian Coleman, i cili theu rekordinnë Albuquerque 2018. /Lajmi.net/